LAJME

Artikull

Ka nisur trafiku sezonal intensiv i automjeteve të vogla që vijnë nga Evropa

Martë, 9 Qershor 2026, 09:14

Ka nisur trafiku sezonal intensiv i automjeteve të vogla që vijnë nga Evropa

FOTO: BTA

Madhësia e shkronjave

I ngarkuar është qarkullimi në pikën kufitare “Kallotina” me Serbinë për automjetet e vogla që hyjnë në Bullgari, njoftoi Policia Kufitare.

Kalimi në pikat e tjera kufitare me Turqinë, Greqinë, Maqedoninë e Veriut dhe Rumaninë është normal. Në kalimin Ruse–Giurgiu vazhdon remonti i urës mbi lumin Danub dhe qarkullimi rregullohet në një korsi.

Qarkullimi në tunelin “Bllatino” në autostradën “Struma” drejt Greqisë do të kufizohet me faza më 9 dhe 10 qershor për shkak të zëvendësimit të ndriçimit, njoftoi Agjencia e Infrastrukturës Rrugore. Më 9 qershor nga ora 9 deri në 17 kalimi drejt Bllagoevgradit do të jetë i kufizuar. Trafiku do të zhvillohet në të dyja drejtimet në tubin drejt Sofjes dhe shpejtësia do të kufizohet në 50 km/orë.

Gjatë 24 orëve të fundit në vend kanë ndodhur 29 aksidente të rëndësishme rrugore, në të cilat janë plagosur 39 persona dhe kanë humbur jetën dy, njoftoi Policia Rrugore. Që nga fillimi i qershorit aksidentet rrugore janë 190, me 9 të vdekur dhe 256 të plagosur.

Gjatë ditës së kaluar në vend janë shuar 56 zjarre, njofton “Mbrojtja nga Zjarri dhe Mbrojtja e Popullsisë”. Në zjarret e regjistruara nuk ka të vdekur apo të plagosur, ndërsa 19 prej tyre kanë shkaktuar dëme të drejtpërdrejta materiale.

 

Redaktoi: Ivo Ivanov

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva