LAJME

Artikull

Sofja nuk ka detyrime financiare ndaj Këshillit për Paqe në Gaza

Martë, 9 Qershor 2026, 10:57

Ministrja e Jashtme Velisllava Petrova‑Çamova

Ministrja e Jashtme Velisllava Petrova‑Çamova

FOTO: MPJ

Madhësia e shkronjave

Bullgaria nuk e ka ratifikuar Statutin e Këshillit për Paqe, i krijuar me nismën e presidentit të SHBA-së Donald Trump, dhe nuk mund të detyrohet të kontribuojë financiarisht për projektin. Këtë e deklaroi Ministrja e Jashtme Velisllava Petrova‑Çamova në përgjigje të një pyetjeje nga deputeti Atanas Sllavov. Ai pyet për shkak të publikimeve mediatike se Këshilli për Paqe ka mungesë fondesh dhe ka bërë thirrje për plotësimin e kontributeve nga vendet anëtare, si dhe thirrje ndaj shteteve të tjera për të mbështetur financiarisht projektin për rindërtimin e Gazës dhe aktivitetet e një administrate të re kalimtare në enklavën palestineze.

Ministrja e Jashtme thekson se nuk kanë ardhur kërkesa apo ftesa drejtuar Bullgarisë për kontribut financiar ndaj Këshillit. “Veprimet e mëtejshme të qeverisë do të jenë në përputhje me mundësitë fiskale të vendit gjatë viteve të ardhshme”, shton Ministrja.

 

Redaktoi: Ivo Ivanov

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva