Artikull
Parashikimi i motit për 10 qershor 2026
Në mes të javës moti mbetet veror
Martë 9 Qershor 2026 19:30
Martë, 9 Qershor 2026, 19:30
FOTO: BGNES
Madhësia e shkronjave
Të mërkurën temperaturat minimale do të jenë nga 14 deri në 18°. Për Sofjen pritet të jetë 15°. Gjatë ditës moti do të jetë kryesisht me diell. Vranësira më të theksuara do të ketë pasdite mbi zonat malore dhe rajonet më të largëta verilindore, ku lokalisht do të ketë reshje shiu dhe bubullima. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga lindja. Temperaturat maksimale do të jenë nga 30 deri në 35°, ndërsa në rajonet skajore verilindore dhe përgjatë Detit të Zi – mes 23 dhe 29°. Në kryeqytet do të jetë rreth 30°.
Në bregdet gjatë orëve të mëngjesit lokalisht do të ketë dukshmëri të reduktuar. Gjatë ditës moti do të jetë kryesisht me diell. Do të fryjë erë e dobët dhe mesatare nga lindja-juglindja. Temperaturat maksimale do të arrijnë 23–26°. Temperatura e ujit të detit është 22–23°. Dallgëzimi i detit do të jetë 2 ballë.
Në male para mesditës moti do të jetë kryesisht me diell. Pasdite vranësirat do të shtohen. Kryesisht në zonën Rilla–Rodope dhe në pjesët perëndimore e qendrore të malit Stara Pllanina do të ketë reshje shiu dhe bubullima. Në pjesët më të larta malore do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga veriperëndimi. Temperatura maksimale në 1200 m lartësi do të jetë rreth 23°, ndërsa në 2000 m rreth 16°.
Të enjten në gjysmën perëndimore të vendit do të ketë reshje të shkurtra dhe bubullima, me mundësi për breshër. Temperaturat maksimale do të jenë kryesisht mes 28° dhe 33°.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Publikoi / Publikuan: Vesella Mançeva