Artikull
Nxënës bullgarë janë vlerësuar në një konkurs hapësinor në SHBA
Martë 9 Qershor 2026 13:49
Martë, 9 Qershor 2026, 13:49
FOTO: Ambasada e Bullgarisë në SHBA
Madhësia e shkronjave
Një ekip nxënësish nga Bullgaria fitoi vende të çmuara në një konkurs botëror, të organizuar nga Shoqata Kombëtare Hapësinore në SHBA, njoftuan nga Gjimnazi i Parë i Gjuhës Angleze (AEG) në Sofje.
Ekipi prej 12 nxënësish nga AEG dhe Shkolla e Mesme Nr. 133 këtë vit fitoi vendin e dytë në garën prestigjioze ndërkombëtare Live in a Healthy Space Design Competition, e organizuar nga Shoqata Kombëtare Hapësinore (National Space Society). Ndërkohë, në vitin 2026 pjesëmarrësit janë dyfishuar krahasuar me vitin e kaluar, pasi këtë herë morën pjesë 2627 projekte, me 14 636 nxënës nga 12 vende. Në vitin 2025, ekipi i Bullgarisë fitoi vendin e parë në të njëjtin konkurs me projektin Galanthus.
FOTO: Ambasada e Bullgarisë në SHBA
Këtë vit konkursi, i zhvilluar në McLean, Virginia nga 4 deri më 7 qershor, kërkonte krijimin e një koncepti për një mision bujqësor për rritjen e bimëve në kushte hapësinore. Në krijimin e projektit Flor Astra (latinisht “Lule të yjeve”) ishte e ndaluar përdorimi i inteligjencës artificiale.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva