Artikull
Festë folklorike bashkoi Bullgarinë dhe Shqipërinë në Durrës
Martë 9 Qershor 2026 15:18
Martë, 9 Qershor 2026, 15:18
FOTO: Ambasada e Bullgarisë në Shqipëri
Madhësia e shkronjave
Më 7 qershor 2026, në sheshin “Liria” në Durrës u zhvillua një festë folklorike shqiptaro-bullgare. Aktiviteti mblodhi pjesëmarrës dhe vizitorë në një atmosferë miqësore, me shkëmbim kulturor dhe tradita të përbashkëta, njofton Ambasada e Bullgarisë në Shqipëri në faqen e saj në Facebook.
FOTO: Ambasada e Bullgarisë në Shqipëri
Në këtë ngjarje morën pjesë grupet folklorike bullgare “Sedef” nga Sofja, “Makam” dhe “Na Megdana”, si edhe një grup vallesh nga Durrësi, i udhëhequr nga Anduel Gjinaj. Para një publiku të shumtë u prezantuan valle tradicionale shqiptare dhe bullgare, duke sjellë në skenë pasurinë e trashëgimisë folklorike të të dy vendeve.
FOTO: Ambasada e Bullgarisë në Shqipëri
Aktiviteti tregoi se kultura mund të shërbejë si një urë lidhëse mes popujve dhe si një mënyrë për të forcuar mirëkuptimin, respektin dhe miqësinë mes Shqipërisë dhe Bullgarisë.
Sipas Ambasadës së Bullgarisë, folklori vazhdon të jetë një mesazh i gjallë që afron njerëzit, duke krijuar lidhje shpirtërore dhe kulturore përtej kufijve dhe brezave.
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Publikoi / Publikuan: Svetllana Dimitrova