SHOQËRI

Artikull

Lagjja “Qyteza e Studentëve” në Sofje bëhet gati për “Park Fest”

Mërkurë, 10 Qershor 2026, 05:27

Lagjja “Qyteza e Studentëve” në Sofje bëhet gati për “Park Fest”

FOTO: Facebook /PARK FEST

Madhësia e shkronjave

Nga 11 deri më 14 qershor, parku “Studenti” në kryeqytet do të jetë mikpritës i edicionit të 11-të të “Park Fest”, një prej festivaleve verore në natyrë më të frekuentuara në Sofje. Për katër ditë me radhë, zemra e gjelbër e Qytezës së Studentëve do të mbledhë muzikë, art, sport dhe argëtim për gjithë familjen, me hyrje të lirë, njofton Radioja Kombëtare Bullgare – Horizont.

Në vendngjarje do të jetë gjithashtu edhe lunaparku më i madh udhëtues në vend. Gjatë gjithë ditëve të festivalit, programi përfshin klasa krijuese, stërvitje të hapura në zonën e sportit, lexime letrare dhe një akademi arti ekologjik.


Redaktoi: Miglena Ivanova

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova