LAJME

Artikull

Lëvizja e automjeteve të lehta nga Serbia drejt “Kallotinës” është e ngarkuar

Mërkurë, 10 Qershor 2026, 09:57

Lëvizja e automjeteve të lehta nga Serbia drejt “Kallotinës” është e ngarkuar

FOTO: BGNES

Madhësia e shkronjave

Trafiku është intensiv në pikën kufitare me Serbinë – “Kallotina”, në hyrje për automjetet e lehta drejt Bullgarisë, njofton “Policia Kufitare”. Në pikat dhe kalimet e tjera kufitare me Turqinë, Greqinë, Maqedoninë e Veriut dhe Rumaninë, qarkullimi është normal. Në kalimin Ruse–Giurgiu vazhdon remonti i urës mbi lumin Danub dhe lëvizja në pjesën bullgare të objektit zhvillohet vetëm në një korsi. 

Gjatë 24 orëve të fundit në vend kanë ndodhur 22 aksidente të rëndësishme, në të cilat kanë humbur jetën tre persona dhe janë plagosur 23 të tjerë, njofton Policia Rrugore. Që nga fillimi i muajit kanë ndodhur 209 aksidente të rënda, ku kanë vdekur 12 persona dhe 275 janë plagosur. Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2025, numri i viktimave në rrugë është 26 më shumë dhe në vitin 2026 të vdekurit tashmë janë 183. 

 

Redaktoi: Ivo Ivanov

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva