LAJME

Artikull

Forcohen kontrollet kufitare për importin e qumështit dhe produkteve të tij

Mërkurë, 10 Qershor 2026, 10:45

Forcohen kontrollet kufitare për importin e qumështit dhe produkteve të tij

FOTO: Ani Petrova

Madhësia e shkronjave

Nga data 10 qershor, Agjencia Bullgare për Sigurinë Ushqimore vendos monitorim të shtuar në pikat kufitare për çdo ngarkesë me qumësht të papërpunuar me origjinë nga BE‑ja dhe vendet e treta, njoftoi agjencia. Monitorim i shtuar do të kryhet edhe për çdo ngarkesë me koncentrat qumështi me origjinë nga BE‑ja dhe vendet e treta. Deri në marrjen e rezultateve, mjetet transportuese me ngarkesat do të presin në kufi.

Masa vendoset për të garantuar produkte të qumështit cilësore dhe të sigurta. Vendimi është marrë pas analizës së rezultateve nga kontrolli i shtuar gjatë majit. Sipas agjencisë, 24% e mostrave të analizuara kanë treguar mospërputhje.

 

Redaktoi: Ivo Ivanov

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva