Artikull
Parashikimi i motit për 11 qershor 2026
Kod i verdhë për reshje është shpallur për 6 rajone në Bullgarinë Jugperëndimore
Mërkurë 10 Qershor 2026 19:30
Mërkurë, 10 Qershor 2026, 19:30
FOTO: BTA
Madhësia e shkronjave
Të enjten temperaturat minimale do të jenë nga 14 deri në 18°. Për Sofjen pritet të jetë 15°. Gjatë ditës moti do të jetë kryesisht me diell. Pasdite do të zhvillohet vranësirë me reshje të shkurtra dhe bubullima, kryesisht në Bullgarinë Perëndimore dhe Qendrore. Në zonat malore reshjet do të jenë të konsiderueshme dhe do të ketë breshër. Do të fryjë erë e dobët me drejtim të ndryshueshëm, por në mbrëmje në rajonet veriperëndimore do të kthehet nga perëndimi‑veriperëndimi. Temperaturat maksimale do të jenë nga 28 deri në 33°. Në kryeqytet - rreth 28°.
Në bregdet do të jetë me diell. Pasdite do të ketë shtim të përkohshëm të vranësirave, por pa reshje. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga juglindja. Temperaturat maksimale do të jenë 22‑26°. Uji i detit është 22‑23°. Dallgëzimi i detit 2 ballë.
Në male para mesditës do të jetë kryesisht me diell. Rreth dhe pas mesditës do të zhvillohet vranësirë me reshje të shkurtra, lokalisht intensive, të shoqëruara me bubullima. Reshjet më të mëdha priten në zonën e Ballkanit Qendror dhe masivit Rilla‑Rodope. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga perëndimi. Temperatura maksimale në 1200 m do të jetë rreth 20°, në 2000 m - rreth 14°.
Të premten, me forcimin e erës nga veriperëndimi, ndërsa në Bullgarinë Lindore më vonë gjatë ditës nga verilindja, do të fillojë të depërtojë ajër i ftohtë. Gjatë kalimit të frontit të ftohtë rritet mundësia që reshjet dhe stuhitë me bubullima të jenë shumë intensive, dhe sasia e reshjeve në gjysmën lindore të Bullgarisë Veriore dhe lokalisht në Jug të jetë e konsiderueshme. Temperaturat do të bien ndjeshëm dhe maksimalet do të jenë 20‑25°. Gjatë natës drejt së shtunës reshje të shumta do të ketë ende kryesisht në Bullgarinë Lindore.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip: Vesella
Mançeva
Publikoi / Publikuan: Vesella Mançeva