SPORT

Artikull

Fitore bindëse e motrave Stoevi në badminton në nisjen e turneut në Sidni

Mërkurë, 10 Qershor 2026, 15:31

Fitore bindëse e motrave Stoevi në badminton në nisjen e turneut në Sidni

FOTO: bfbadminton.bg

Madhësia e shkronjave

Stefani Stoeva dhe Gabriella Stoeva e nisën me fitore pjesëmarrjen e tyre në turneun e badmintonit HSBC BWF World Tour Super 500 në Sidni të Australisë, ku fondi total i shpërblimeve është 500 mijë dollarë.

Kampionet e Evropës, të renditura si numri 3 në skemën kryesore të dysheve për femra, arritën një fitore të lehtë ndaj australianeve Priska Kustiadi dhe Morijn Klarisa Vixhaja, të cilat kishin siguruar pjesëmarrjen përmes fazës kualifikuese. Ndeshja përfundoi me rezultatin 21:6, 21:7 dhe zgjati vetëm 24 minuta.

Në raundin e ardhshëm, motrat Stoevi do të përballen me Odrei Çan dhe Xhazmin Jëng nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.


Redaktoi: Miglena Ivanova

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova