EKONOMI

Artikull

“Mini Marica-Iztok” dhe TEC “Marica Iztok 2” dalin nga Holdingu Energjetik

Mërkurë, 10 Qershor 2026, 16:04

Ministrja e energjetikës Iva Petrova

Ministrja e energjetikës Iva Petrova

FOTO: BTA

Madhësia e shkronjave

Shoqëritë shtetërore “Mini Marica-Iztok” dhe TEC “Marica Iztok 2” do të shkëputen nga struktura e Holdingut Energjetik Bullgar dhe do të përfshihen në një ndërmarrje të re shtetërore. Kjo u njoftua nga ministrja e energjetikës, Iva Petrova, e cila është e ngarkuar me hartimin e konceptit për këtë reformë, të kërkuar në kuadër të Planit të Rimëkëmbjes dhe Qëndrueshmërisë. Sipas saj, reforma duhet të koordinohet me Kuvendin Popullor të Bullgarisë, pasi ekzistojnë vendime parlamentare që ndalojnë ristrukturimin e Holdingut Energjetik Bullgar, njoftoi BNR Horizont.

“Siç është rënë dakord në vitin 2025, reforma parashikon ndarjen e “Mini Marica-Iztok! dhe TEC “Marica Iztok 2” nga struktura e Holdingut. Vonesat në zbatimin e saj kanë vënë në pikëpyetje mbi 1 miliard euro financim nga Plani i Rimëkëmbjes dhe Qëndrueshmërisë, si edhe fondet e parashikuara në planet territoriale për tranzicion të drejtë”, deklaroi ministrja.

Holdingu Energjetik Bullgar është kompania më e madhe shtetërore në vend për nga vlera e aseteve që zotëron. Ai bashkon kompani që merren me prodhimin dhe transmetimin e energjisë elektrike, transportin, tranzitin dhe magazinimin e gazit natyror, si dhe nxjerrjen e qymyrit linjit.


Redaktoi: Miglena Ivanova

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova