FOLKLOR

Artikull

Festivali Aziatik do të mbahet këtë fundjavë në Sofje

Enjte, 11 Qershor 2026, 05:16

Festivali Aziatik do të mbahet këtë fundjavë në Sofje

FOTO: Facebook/asianfestivalsofia

Madhësia e shkronjave

Më 13 dhe 14 qershor, në Parkun Jugor në Sofje (pranë Qendrës Kulturore “Topllocentralla”), do të zhvillohet edicioni i gjashtë i Festivalit Aziatik. Lajmi u bë i ditur nga Instituti Kulturor Shtetëror pranë Ministrit të Punëve të Jashtme, partner institucional i këtij aktiviteti, i cili në vitin 2026 organizohet nën moton “Së bashku në miqësi dhe harmoni”.

Programi dyditor përfshin një larmi aktivitetesh kulturore, si koncerte, shfaqje vallëzimi, teatrore dhe prezantime letrare. Çdo shtet pjesëmarrës do të ketë stendën e vet informuese me materiale turistike, si dhe punëtori ku do të prezantohen zeje dhe tradita karakteristike aziatike.

Në festival do të marrin pjesë ambasadat në Bullgari të Kamboxhias, Kinës, Indisë, Indonezisë, Japonisë, Mongolisë, Pakistanit, Koresë së Jugut, Emirateve të Bashkuara Arabe dhe Vietnamit. Gjithashtu, pjesë e aktivitetit do të jetë edhe Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Refugjatët (UNHCR).


Redaktoi: Miglena Ivanova

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova