LAJME

Artikull

Nuk ka probleme me trafikun gjatë kalimit të kufijve bullgarë

Enjte, 11 Qershor 2026, 09:51

Nuk ka probleme me trafikun gjatë kalimit të kufijve bullgarë

FOTO: BTA

Madhësia e shkronjave

Kalimi nëpër pikat dhe vendkalimet kufitare me vendet fqinje është normal, njofton Policia Kufitare. Në vendkalimin kufitar Ruse–Giurgiu vazhdon remonti i urës mbi lumin Danub. Në pjesën bullgare të objektit, qarkullimi drejtohet në një korsi.

Vazhdojnë punimet emergjente në shpatet pranë kilometrit të 10të të autostradës Struma në qarkun Pernik, njoftoi Agjencia e Infrastrukturës Rrugore. Punimet kryhen në drejtim të Sofjes dhe për realizimin e tyre është kufizuar hyrja në korsinë e emergjencës në atë segment.

 

Redaktoi: Ivo Ivanov

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva

Publikoi / Publikuan: Vesella Mançeva