Artikull
Parashikimi i motit për 11 qershor 2026
Kod i verdhë për reshje është shpallur për pothuajse të gjithë vendin
Enjte 11 Qershor 2026 20:04
Enjte, 11 Qershor 2026, 20:04
FOTO: BTA
Madhësia e shkronjave
Të premten temperaturat minimale do të jenë nga 13 deri në 18°. Për Sofjen pritet të jenë 13°. Gjatë ditës do të zhvillohen vranësira me reshje shiu. Në shumë vende do të ketë reshje të shkurtra dhe stuhi me bubullima. Në Bullgarinë Qendrore dhe Lindore, si dhe në zonat malore, reshjet do të jenë të konsiderueshme. Do të ketë edhe breshër. Era do të jetë e lehtë deri mesatare; në Fushëm e Danubit, pjesën perëndimore të Uultësirës së Epërme Trake dhe përgjatë luginës së Strumës do të jetë e fortë nga veriu-veriperëndimi. Temperaturat maksimale do të jenë nga 20 deri në 25°. Në kryeqytet do të jenë rreth 19°.
Në bregdetin e Detit të Zi do të zhvillohet vranësirë me reshje. Në disa vende do të ketë reshje të shkurtra, herë pas here intensive, dhe bubullima. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga jugu-juglindja, por pasdite do të kthehet nga perëndimi-veriperëndimi. Temperaturat maksimale do të jenë deri në 23-26°. Temperatura e ujit të detit është 20-22°. Dallgëzimi i detit do të jetë 2 ballë.
Në male do të zhvillohet vranësirë me reshje dhe në shumë vende do të ketë reshje dhe stuhi me bubullima. Më të konsiderueshme do të jenë reshjet në pjesët qendrore të malit Stara Pllanina dhe në rajonin Rilla-Rodope. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare kryesisht nga perëndimi-veriperëndimi. Temperatura maksimale në 1200 m lartësi mbidetare do të jetë rreth 14°, ndërsa në 2000 m rreth 6°.
Të shtunën në mëngjes herët reshje intensive, me sasi të konsiderueshme, do të ketë ende në Bullgarinë Lindore. Gjatë ditës reshjet do të pakësohen dhe deri në mbrëmje do të ndalen. Era do të dobësohet dhe do të jetë e lehtë deri mesatare, kryesisht nga veriperëndimi, ndërsa në Bullgarinë Lindore përkohësisht nga verilindja. Do të mbetet relativisht freskët për këtë periudhë, me temperatura maksimale në shumicën e vendeve midis 20° dhe 25°. Të dielën do të mbizotërojë mot me diell, por pasdite në disa vende, kryesisht në zonat lindore dhe malore, do të ketë reshje të shkurtra shiu dhe bubullima. Temperaturat do të rriten.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Publikoi / Publikuan: Vesella Mançeva