LAJME

Artikull

Një shtet i BE bllokon monedhën bullgare prej 2 € kushtuar alfabetit cirilik

Enjte, 11 Qershor 2026, 12:31

Një shtet i BE bllokon monedhën bullgare prej 2 € kushtuar alfabetit cirilik

FOTO: narod.bg

Madhësia e shkronjave

Një shtet anëtar i BEsë ka paraqitur kundërshtim ndaj dizajnit të propozuar për monedhën e parë përkujtimore prej 2 euro të Bullgarisë, e planifikuar për t’u emetuar në vitin 2026, njofton eualive.bg.

Këshilli i BEsë nuk zbulon se cili shtet ka paraqitur ankesën dhe as nuk publikon arsyet. Shpjegimi i vetëm zyrtar është se ky është njëproces shumë i ndjeshëm vendimmarrjeje” dhe se zbulimi i detajeve mund të ndikojë në procedurë.

Bullgaria ka propozuar që monedha e saj e parë përkujtimore prej 2 eurosh t'i kushtohet alfabetit cirilik si "alfabeti bullgar", duke theksuar kështu rolin historik të shkronjave si pjesë e trashëgimisë kulturore të Bullgarisë. Pikërisht ky formulim mund të jetë arsyeja e kundërshtimit.

 

Redaktoi: Ivo Ivanov

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva