Artikull
Gara e Kupës Botërore në kanotazh në Plovdiv mbledh sportistë nga 22 vende
Premte 12 Qershor 2026 05:12
Premte, 12 Qershor 2026, 05:12
FOTO: BTA
Madhësia e shkronjave
Rreth 400 kanotierë nga 22 shtete do të marrin pjesë në një etapë të Kupës së Botës në kanotazh, e cila zhvillohet në Plovdiv. Gara do të mbahet nga 12 deri më 14 qershor në Bazën e Kanotazhit të qytetit, njoftoi komiteti organizator. Bullgaria do të përfaqësohet nga dy varka në disiplinën e dyshes me skif (double sculls). Ekuipazhet përbëhen nga Valentin Andonov dhe Mario Nejkov, si edhe nga Hristo Neshev dhe Ilijan Stoillov.
“Bëhet fjalë për sportistë të rinj. Shpresojmë që vitin e ardhshëm të arrijmë të formojmë një ekip të aftë për të siguruar një kuotë olimpike. Këta janë garuesit që Bullgaria ka aktualisht më pranë nivelit të kërkuar për rezultatet te meshkujt dhe femrat”, tha presidenti i Federatës Bullgare të Kanotazhit, Svilen Nejkov.
Zëvendëskryetari i bashkisë së Plovdivit për sportin dhe aktivitetet rinore, Nikollaj Buhallov, tha se organizimi i një tjetër gare të këtij niveli do të forcojë kandidaturën e qytetit Plovdiv për t’u shpallur Kryeqyteti Evropian i Sportit 2028.
Redaktoi: Diana Cankova
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Publikoi / Publikuan: Svetllana Dimitrova