POLITIKË

Artikull

Ministri i Jashtëm turk zhvilloi një sërë takimesh të rëndësishme në Sofje

Premte, 12 Qershor 2026, 09:21

Ministri i Jashtëm turk zhvilloi një sërë takimesh të rëndësishme në Sofje

FOTO: gov.bg

Madhësia e shkronjave

Për Bullgarinë, Turqia nuk është vetëm një fqinj dhe mik, por edhe një partner kyç në fusha si siguria, migracioni, energjetika dhe lidhjet e transportit. Përveç kësaj, ekzistojnë edhe fusha të reja me potencial të madh, si teknologjitë e avancuara dhe inteligjenca artificiale. Këtë e deklaroi Kryeministri Rumen Radev në takimin e tij me Ministrin e Jashtëm të Turqisë, Hakan Fidan, njoftoi qendra e shtypit e qeverisë.

Radev theksoi përpjekjet e qeverisë për të siguruar një mjedis sa më të mirë biznesi në Bullgari dhe vuri në dukje numrin e madh të mbi 2200 kompanive turke në vend, ndërsa tregtia dypalëshe arriti një rekord të ri prej 7.7 miliardë eurosh në vitin 2024.

Në një takim me Presidenten Ilijana Jotova, diplomati i parë turk diskutoi përmirësimin e lidhjeve dhe sigurisë në Detin e Zi.

FOTO: BTA

Marrëveshja me kompaninë shtetërore turke të gazit “Botaş” ka qenë temë e bisedës midis Ministres së Jashtme Velisava Petrova dhe homologut të saj turk, Hakan Fidan. Sipas mysafirit, Presidenti i Turqisë ka vendosur detyrë që çështja të zgjidhet sa më shpejt të jetë e mundur.

FOTO: BTA

Në Sofje, Fidan vizitoi edhe Institutin e Lartë Islamik. Ministri ka biseduar me përfaqësues të Kryesisë së Myftinisë, me myftinj rajonalë dhe me drejtuesit e institutit, si edhe ka marrë pjesë në një ceremoni diplomimi. Mediat turke e interpretojnë këtë gjest si një konfirmim të interesit të Ankarasë ndaj institucioneve arsimore dhe fetare të komunitetit turk dhe mysliman në Bullgari.


FOTO: Instituti i Lartë Islamik

Redaktoi:Ivo Ivanov

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva