LAJME

Artikull

Pa vështirësi është trafiku kufitar në fundjavë

Premte, 12 Qershor 2026, 10:02

Pa vështirësi është trafiku kufitar në fundjavë

FOTO: BGNES

Madhësia e shkronjave

Trafiku në pikat dhe kalimet kufitare drejt të gjitha shteteve fqinje është normal, njofton Policia Kufitare. Në pikën kufitare Ruse–Gjurgevo vazhdojnë punimet e riparimit të urës mbi lumin Danub dhe deri në fund të muajit lëvizja devijohet në një korsi. 

Gjatë 24 orëve të fundit në vend kanë ndodhur 27 aksidente të rëndësishme rrugore me 29 të plagosur. Nuk ka viktima nga aksidentet në 24 orët e fundit, njofton Policia Rrugore. Që nga fillimi i qershorit, aksidentet e rënda janë 251 me 324 të plagosur dhe 13 të vdekur. Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, numri i të vdekurve në rrugët e vendit në vitin 2026 është 24 persona më shumë dhe tashmë ka arritur në 184.

 

Redaktoi: Ivo Ivanov

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva