Artikull
Kufiri danubian i Perandorisë Romake është kandidat për mbrojtjen e UNESCO‑s
Premte 12 Qershor 2026 10:59
Premte, 12 Qershor 2026, 10:59
FOTO: ancientbulgaria.bg
Madhësia e shkronjave
Pas një përgatitjeje të
gjatë dhe koordinimi me shtete të tjera, Bullgaria do të paraqesë në vitin 2027
një objekt të ri në listën e UNESCO‑s për trashëgiminë botërore kulturore të
paluajtshme. Bëhet fjalë për dosjen e zgjeruar “Kufijtë e Perandorisë Romake –
Limesi Danubian”. Kjo kandidaturë është e përbashkët për 4 shtete nga segmenti
lindor i kufirit antik romak – Bullgaria, Kroacia, Serbia dhe Rumania. I
ashtuquajturi segment perëndimor i të njëjtit kufi romak, në territorin e
Gjermanisë, Austrisë dhe Sllovakisë, që nga viti 2021 është pjesë e listës së
UNESCO‑s. Këtë e bëri të ditur për 24chasa.bg drejtori i Institutit Arkeologjik
Kombëtar me Muze pranë Akademisë Bullgare të Shkencave, doc. Hristo Popov.
Katër shtetet ballkanike po përgatisin së bashku mbi 130 struktura romake përgjatë Danubit për t’u përfshirë në listën e UNESCO‑s. Tetëmbëdhjetë prej këtyre fortifikimeve të lashta ndodhen në territorin e Bullgarisë. Ndër to janë Raciaria pranë fshatit Arçar, Nove në Svishtov, Eskus pranë fshatit Gigen, Durostorum në Silistra, Bononia në Vidin, Sexaginta Prista në Ruse, Jatros pranë fshatit Krivina dhe të tjera. Përfshirja në listë do të ndihmojë në financimin e kërkimeve të reja dhe në konservimin e objekteve arkeologjike.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Publikoi / Publikuan: Vesella Mançeva