LAJME

Artikull

Parashikim i motit për fundjavën

Shirat do të dobësohen, temperaturat do të rriten

Premte, 12 Qershor 2026, 19:30

Parashikim i motit për fundjavën

FOTO: arkiv

Madhësia e shkronjave

Të shtunën temperaturat minimale do të jenë nga 10 deri në 16°. Për Sofjen pritet të jenë 10°. Gjatë ditës, zvogëlimi i vranësirave nga perëndimi do të vazhdojë dhe deri në mbrëmje do të përfshijë edhe Bullgarinë Lindore. Në orët e mëngjesit ende do të ketë reshje në disa zona lindore, ndërsa pasdite në disa vende të Bullgarisë Qendrore do të bjerë shi i dobët. Do të fryjë erë mesatare veriperëndimore, ndërsa në Bullgarinë Lindore erë veriore. Temperaturat maksimale do të jenë nga 22 deri në 27°. Në kryeqytet rreth 22°.

Në bregdet do të ketë vranësira të konsiderueshme dhe në orët e mëngjesit ende reshje. Pasdite vranësirat do të fillojnë të shpërndahen dhe të pakësohen. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare veriore. Temperaturat maksimale do të jenë 21–22°. Temperatura e ujit të detit është 21–22°, në zonën e Shabllës 18–19°. Dallgëzimi i detit do të jetë 2–3 ballë.

Në male do të mbizotërojë mot me diell, ndërsa pasdite me vranësira të zhvilluara dhe në disa vende të masiveve të Bullgarisë Qendrore do të ketë reshje shiu. Do të fryjë erë mesatare deri e fortë veriperëndimore. Temperatura maksimale në 1200 m lartësi do të jetë rreth 16°, në 2000 m rreth 8°.

Të dielën do të mbizotërojë mot me diell, por pasdite në disa zona, kryesisht në rajonet lindore dhe malore, do të ketë reshje të shkurtra shiu dhe bubullima. Temperaturat do të rriten dhe në disa vende sërish do të arrijnë 30°.

 

Redaktoi: Ivo Ivanov

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva

Publikoi / Publikuan: Vesella Mançeva