Artikull
Studentë nga 125 shtete studiojnë në Bullgari
Numri i tyre rritet me 5% në një vit
Premte 12 Qershor 2026 15:26
Premte, 12 Qershor 2026, 15:26
FOTO: BTA
Madhësia e shkronjave
17
889 janë studentët e huaj që studiojnë në universitetet shtetërore dhe private
në vend gjatë vitit akademik. Prej tyre, 7034 janë nga 26 vende të BE-së dhe 10
855 janë nga 99 vende jashtë BE-së – ose gjithsej nga 125 shtete të ndryshme,
njoftuan nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës. Studentët e huaj janë 894 më
shumë krahasuar me vitin e kaluar, që përbën një rritje prej mbi 5%. Krahasuar
me vitin akademik 2017–2018, rritja është 24%, kur ata kanë qenë 14 411
studentë.
Të huajt studiojnë në një gamë të gjerë specialitetesh në pothuajse të gjitha fushat profesionale. Ndër më të preferuarat janë specialitetet mjekësore. 7861 studentë ndjekin “Mjekësi”, ndërsa 1694 – “Stomatologji”.
Në bazë të Vendimit Nr. 103 të vitit 1993, sigurohen deri në 2000 vende në universitetet shtetërore për persona me kombësi bullgare ose me origjinë bullgare, si dhe deri në 40 vende për doktorantë.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Publikoi / Publikuan: Vesella Mançeva