Artikull
Në 4 nga 10 qytetarë në administratë është kërkuar ryshfet
Premte 12 Qershor 2026 16:54
Premte, 12 Qershor 2026, 16:54
FOTO: BTA
Madhësia e shkronjave
Në katër nga dhjetë qytetarë që kanë përdorur shërbimet e administratës gjatë vitit të fundit është kërkuar ryshfet ose dhuratë. Tre nga këta katër persona janë pajtuar ta japin atë, tregojnë të dhënat e Sistemit të Monitorimit të Korrupsionit pranë Qendrës për Studimin e Demokracisë. Të dhënat u prezantuan në një diskutim publik në Shtëpinë e Evropës në Sofje.
Doktor Todor Galev
FOTO: BTA
Sipas drejtorit të veprimtarisë shkencore të qendrës, doktor Todor Galev, të cituar nga BTA, në Bullgari manipulimi i rregullave, shpërndarja e burimeve publike dhe ushtrimi i pushtetit vërehen në fusha të ndryshme — jo vetëm në pushtetin gjyqësor, ekzekutiv dhe legjislativ, por edhe në sektorë që varen nga financimi shtetëror. Ndër to përfshihen energjetika, telekomunikacioni, ndërtimtaria, tregu i pasurive të paluajtshme dhe shëndetësia.
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova