Artikull
Bullgaria, Turqia dhe Rumania bashkë për siguri dhe rritje ekonomike
Premte 12 Qershor 2026 17:09
Premte, 12 Qershor 2026, 17:09
FOTO: mi.government.bg
Madhësia e shkronjave
Bullgaria do të punojë për zgjerimin e bashkëpunimit me Turqinë dhe Rumaninë në fushat e sigurisë, energjetikës, transportit dhe teknologjive të reja. Këtë e deklaroi Aleksandër Pulev gjatë hapjes së Forumit të Biznesit Ballkanik, i cili mblodhi mbi 200 kompani, investitorë dhe përfaqësues të biznesit nga Turqia, Rumania dhe rajoni. Ai theksoi se qeveria do të nxisë përshpejtimin e projekteve për infrastrukturën energjetike dhe të transportit, si dhe për lidhje më të mirë në Ballkan. Sipas tij, të tri vendet mund të zhvillojnë bashkëpunim edhe në fusha strategjike si inteligjenca artificiale dhe teknologjitë e larta. Pulev theksoi rëndësinë e Turqisë si një nga partnerët kryesorë tregtarë të Bullgarisë. Sipas tij, në vend veprojnë mbi 2200 kompani me pjesëmarrje turke, të cilat sigurojnë punësim dhe kontribuojnë në zhvillimin e rajoneve.
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova