LAJME

Artikull

Stojanov: Ukraina nuk e përdor avionin bullgar An-30

Premte, 12 Qershor 2026, 18:34

Dimitër Stojanov

Dimitër Stojanov

FOTO: BTA

Madhësia e shkronjave

Kontrata për riparimin e përgjithshëm të avionit transportues bullgar An-30 me Kompaninë Ukrainase "Ukrainmash" është zgjatur deri më 2 gusht 2026. Këtë e deklaroi ministri i mbrojtjes, Dimitër Stojanov, gjatë seancës së kontrollit parlamentar.

Ai iu përgjigj një pyetjeje të deputetit Ivelin Përvanov nga partia "Vëzrazhdane".

Sipas ministrit, zbatimi i kontratës së nënshkruar në tetor 2020 me Kompaninë Ukrainase "Ukrainmash" është penguar seriozisht nga rrethana të jashtëzakonshme. Fillimisht kjo ndodhi për shkak të pandemisë së COVID-19, ndërsa më pas për shkak të gjendjes së luftës që vazhdon në Ukrainë. Stojanov tha se kompania kontraktuese ka konfirmuar në mënyrë të përsëritur gatishmërinë për të kryer riparimin dhe për ta kthyer avionin. Ai hodhi poshtë pretendimin e deputetit se avioni po përdoret nga Ukraina. "Kjo është plotësisht e pavërtetë", deklaroi ministri.


Redaktoi: Miglena Ivanova

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova