Shtunë 13 Qershor 2026 05:56
Shtunë, 13 Qershor 2026, 05:56
FOTO: BTA
Madhësia e shkronjave
Më 13 qershor në Sofje do të zhvillohen dy marshime me mesazhe të ndryshme – Sofja Pride dhe Marshi për Familjen.
Sofja Pride, të cilin organizatorët e cilësojnë si aktivitetin më të madh për barazi dhe të drejta të njeriut në Bullgari, do të nisë me një program kulturor në Kopshtin e Princit në orën 16:00. Sipas organizatorëve, nga ora 18:00 pjesëmarrësit do të zhvillojnë marshimin tradicional nëpër rrugët e Sofjes nën moton "Të ndryshëm, por të ngjashëm", në mbështetje të barazisë dhe të drejtave të komunitetit LGBTI+.
Në të njëjtën kohë, nga ora 18:00, si reagim ndaj Pride-it, planifikohet Marshi për Familjen, i cili do të nisë nga Kisha "Shën E Djela" dhe do të përfundojë te Katedralja-Përmendore "Shën Aleksandër Nevski". Aktiviteti do të zhvillohet nën egjidën e Mitropolisë së Shenjtë të Sofjes. Para fillimit të marshit, në orën 17:00, në Katedralen Mitropolitane "Shën E Djela", Mitropoliti i Sofjes dhe Patriark Bullgar Daniill do të drejtojë një shërbesë fetare dhe lutje për familjen. Sipas organizatorëve, aktiviteti është në mbështetje të familjes, besimit të krishterë dhe vlerave tradicionale. Nga partia në pushtet "Bullgaria Progresive" deklaruan në parlament mbështetjen e tyre të plotë për këtë nismë.
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Publikoi / Publikuan: Svetllana Dimitrova