LAJME

Artikull

Trafik i rënduar për automjetet që hyjnë nga Serbia në Bullgari

Hënë, 15 Qershor 2026, 09:48

Trafik i rënduar për automjetet që hyjnë nga Serbia në Bullgari

FOTO: BTA

Madhësia e shkronjave

Qarkullimi është i ngarkuar në pikën kryesore kufitare mes Serbisë dhe Bullgarisë, Kallotina, për automjetet që hyjnë në territorin bullgar, njoftoi Policia Kufitare. Në të gjitha pikat e tjera kufitare me Turqinë, Greqinë, Maqedoninë e Veriut dhe Rumaninë, trafiku zhvillohet normalisht. Në pikën kufitare Ruse–Gjurgju, po përfundon riparimi i madh i urës mbi lumin Danub në pjesën bullgare të saj. Për këtë arsye, kalimi i automjeteve vazhdon të bëhet vetëm në një korsi dhe rregullohet nga autoritetet.

Ndërkohë, për shkak të problemeve teknike, trageti Svishtov–Zimniç u pezullua që nga 13 qershori dhe nuk dihet ende se kur do të rifillojë punën.

Autoriteti bullgar i Infrastrukturës Rrugore njofton se nga 15 deri më 18 qershor, çdo ditë nga ora 08:00 deri në 20:00, do të kufizohet qarkullimi pranë nyjës rrugore Jabllanica në Autostradën “Hemus”, në drejtim të Sofjes, për shkak të punimeve në asfalt. Automjetet do të devijohen përmes një rruge alternative që kalon nga nyja rrugore “Xhurovo”.


Redaktoi: Ivo Ivanov

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova