LAJME

Artikull

Ulet fluksi i migrantëve, megjithatë kufiri me Turqinë mbetet nën presion

Hënë, 15 Qershor 2026, 10:11

Ulet fluksi i migrantëve, megjithatë kufiri me Turqinë mbetet nën presion

FOTO: BTA

Madhësia e shkronjave

Drejtori i Policisë Kufitare të Bullgarisë, kryekomisari Anton Zllatanov, deklaroi në një konferencë për shtyp në Burgas se u shënua një rënie e migracionit të paligjshëm drejt vendit. Ai kujtoi se deri para tre vitesh, rastet e kapjes së grupeve të mëdha të migrantëve të paligjshëm regjistroheshin disa herë në ditë në zona të ndryshme të Bullgarisë, përfshirë rajonet pranë Sofjes, Plovdivit dhe kufijve me Serbinë dhe Rumaninë. “Aktualisht po e mbajmë presionin migrator në nivele jashtëzakonisht të ulëta. Shumicën dërrmuese të migrantëve të paligjshëm i ndalojmë dhe i bllokojmë që në kufirin bullgaro-turk”, tha Zllatanov. Ai shtoi se kufiri mes Bullgarisë dhe Turqisë vazhdon të jetë një nga më të ngarkuarit në Evropë për sa i përket fluksit të migrantëve.

Sipas Zllatanovit, vetëm gjatë dy viteve të fundit në Bullgari u arrestuan mbi 1000 persona që transportonin në mënyrë të paligjshme shtetas të huaj nëpër territorin e vendit. Lajmi u bë i ditur nga agjencia bullgare e lajmeve BTA.


Redaktoi: Ivo Ivanov

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova