LAJME

Artikull

Parashikimi i motit për 16 qershorin 2026

Sipas sinoptikëve moti do të jetë i paqëndrueshëm me diell paradite dhe reshje pasdite

Hënë, 15 Qershor 2026, 19:36

Parashikimi i motit për 16 qershorin 2026

FOTO: BGNES

Madhësia e shkronjave

Të martën temperaturat minimale do të lëvizin nga 14 deri në 18 gradë Celsius, ndërsa në Sofje priten rreth 14 gradë. Paradite moti do të jetë kryesisht me diell. Pas mesditës do të zhvillohen vranësira të dendura dhe në shumë zona, veçanërisht në rajonet malore, priten reshje shiu të shoqëruara me bubullima. Do të fryjë erë mesatare nga veriperëndimi. Temperaturat maksimale do të jenë ndërmjet 24 dhe 29 gradëve, ndërsa në kryeqytet rreth 27 gradë Celsius.

Në bregdetin e Detit të Zi, reshjet dhe stuhitë e mëngjesit në pjesën veriore do të pushojnë shpejt, duke i lënë vend motit kryesisht me diell. Më vonë gjatë ditës priten shtime të përkohshme të vranësirave dhe reshje të shkurtra shiu. Era do të jetë mesatare nga veriu-veriperëndimi. Temperaturat në bregdet do të arrijnë 24-27 gradë, ndërsa temperatura e ujit të detit do të jetë 20-23 gradë. Dallgëzimi i detit do të jetë i dobët, 1-2 ballë.

Në zonat malore paraditen e së martës moti do të jetë kryesisht me diell. Rreth mesditës dhe pas saj do të zhvillohen vranësira shiu dhe në shumë vende priten reshje të shoqëruara me bubullima. Në zonën qendrore të malit Stara Pllanina, masivet e maleve Rilla dhe Rodopet, Bellasica dhe Ograzhden, do të ketë kushte për reshje intensive lokale dhe breshër. Era do të fryjë mesatare deri e fortë nga veriperëndimi. Temperatura maksimale në lartësi 1200 metra do të jetë rreth 21 gradë Celsius, ndërsa në 2000 metra rreth 13 gradë.

Edhe të mërkurën masa ajrore do të mbetet e paqëndrueshme. Paraditja do të jetë kryesisht me diell, por nga mesdita deri në mesnatë pritet zhvillim i vranësirave me reshje. Në disa zona, kryesisht në Bullgarinë Lindore dhe Jugore, priten reshje shiu dhe stuhi të shoqëruara me bubullima. Do të vazhdojë të fryjë erë mesatare nga veriperëndimi, ndërsa temperaturat nuk pritet të pësojnë ndryshime të ndjeshme.


Redaktoi: Ivo Ivanov

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova