EKONOMI

Artikull

Nga 19 qershori lehtësohen kontrollet për importin e qumështit.

Hënë, 15 Qershor 2026, 11:42

Pllamen Abrovski

Pllamen Abrovski

FOTO: BTA

Madhësia e shkronjave

Kontrolli i plotë i importit të qumështit të papërpunuar në kufi, ku nga çdo cisternë merren mostra për analiza laboratorike dhe hyrja në vend lejohet vetëm pas daljes së rezultateve, do të vazhdojë deri më 19 qershor. Pas kësaj date, kontrollet do të kryhen në bazë të analizës së riskut. Kështu deklaroi për televizionin bullgar BNT ministri i bujqësisë, Pllamen Abrovski.

Kontrollet e shtuara për çdo ngarkesë me qumësht të papërpunuar dhe qumësht pluhur u vendosën nga Agjencia Bullgare për Sigurinë Ushqimore më 9 qershor. Sipas ministrit, periudha 10-ditore është e mjaftueshme për të identifikuar problemet dhe për të përmirësuar sistemin e monitorimit të ngarkesave.

Nga ana tjetër, Shoqata Kombëtare e Përpunuesve të Qumështit paralajmëroi se pritja prej 2-3 ditësh në kufi për rezultatet laboratorike po bllokon praktikisht importin.

Abrovski theksoi se pretendimet për importe masive të qumështit janë të ekzagjeruara. Sipas tij, gjatë pesë ditëve të fundit hyrën vetëm 16 kamionë me qumësht, ndërsa në Bullgari funksionojnë mbi 260 baxho. Nga fillimi i vitit deri më 1 qershor u importuan rreth 33 mijë tonë qumësht, që përbën më pak se 7% të prodhimit vendas.


Redaktoi: Ivo Ivanov

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova