Artikull
Sofja planifikon të shpenzojë 19 miliardë euro për mbrojtjen deri në vitin 2035
Hënë 15 Qershor 2026 13:51
Hënë, 15 Qershor 2026, 13:51
FOTO: BTA
Madhësia e shkronjave
Qeveria bullgare parashikon investime prej 19 miliardë eurosh në armatim dhe modernizim të forcave të armatosura deri në vitin 2035. Kjo bëhet e ditur nga plani i investimeve i publikuar nga Këshilli i Ministrave. Një pjesë e madhe e financimit do të sigurohet përmes buxhetit kombëtar dhe huasë së Bashkimit Evropian në kuadër të programit SAFE.
Për periudhën 2026–2028 janë planifikuar shpenzimet minimale të nevojshme për mbrojtjen si përqindje e Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB), duke u luhatur nga 2.15% deri në 2.65%. Sipas dokumentit, kjo është e nevojshme për të garantuar financimin e personelit ushtarak, shpenzimeve operative të forcave të armatosura, si dhe për përmbushjen e detyrimeve që rrjedhin nga kontratat ndërkombëtare për riarmatimin dhe modernizimin e ushtrisë.
Pas kësaj periudhe parashikohet një rritje më e shpejtë e shpenzimeve për mbrojtjen. Një rol kyç pritet të luajë financimi përmes huas me interesa të ulëta nga instrumenti evropian SAFE.
Bullgaria planifikon të blejë një sërë platformash dhe sistemesh ushtarake me vlerë 3.26 miliardë euro, të cilat duhet të realizohen deri në vitin 2030.
Deri në vitin 2035, shpenzimet për mbrojtjen synohet të arrijnë në 3.5% të PBB-së, në përputhje me objektivin e vendosur nga NATO.
Dokumenti saktëson gjithashtu se deri në vitin 2035 duhet të sigurohet edhe një shtesë prej 1.5% të PBB-së për aktivitete me përdorim të dyfishtë (civil dhe ushtarak), të lidhura me sektorin e mbrojtjes.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Publikoi / Publikuan: Svetllana Dimitrova