LAJME

Artikull

Kryeministri shprehu optimizëm të kujdesshëm për marrëveshjen SHBA–Iran

Hënë, 15 Qershor 2026, 15:46

Kryeministri shprehu optimizëm të kujdesshëm për marrëveshjen SHBA–Iran

FOTO: Këshilli i Ministrave

Madhësia e shkronjave

Gjatë një vizite zyrtare në Shumen, kryeministri Rumen Radev theksoi se marrëveshja mes SHBA-së dhe Iranit për ndërprerjen e veprimeve ushtarake është e shumëpritur dhe shprehu shpresën që ajo të ketë një karakter afatgjatë. Radev theksoi se konflikti i deritanishëm ka pasur ndikim jashtëzakonisht negativ jo vetëm mbi sigurinë, por edhe mbi ekonominë e gjithë Evropës dhe të botës. Ai vuri në dukje se situata e sigurisë në Lindjen e Mesme mbetet jashtëzakonisht e brishtë, por shtoi se pret që “arsyeja të mbizotërojë”.

Deklarata e tij në Shumen përkoi me lajmin për rënien e menjëhershme të çmimeve të naftës në tregjet ndërkombëtare, si rezultat i drejtpërdrejtë i armëpushimit të rënë dakord dhe hapjes së Ngushticës së Hormuzit.

Arsyeja kryesore e vizitës së tij është inaugurimi i një investimi të ri të madh të kompanisë “Alcomet”, me vlerë 70 milionë euro.

 

Redaktoi: Darina Grigorova

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva