Artikull
Gjimnastët tanë me sindromën Down u renditën të tretët në botërorin në Sofje
Hënë 15 Qershor 2026 17:01
Hënë, 15 Qershor 2026, 17:01
FOTO: BTA
Madhësia e shkronjave
Ekipi bullgar i gjimnastikës sportive për të rinj me sindromën Down fitoi vendin e tretë dhe medaljen e bronztë në garën ekipore të Kampionatit Botëror për sportistët me sindromën Down, që po zhvillohet në Sofje. BNR është partner mediatik i kampionatit.
Gjimnastët tanë arritën këtë sukses me një rezultat total prej 159.050 pikësh, duke u renditur menjëherë pas ekipeve të Italisë (168.300 pikë) dhe Norvegjisë (160.650 pikë).
Redaktoi: Darina Grigorova
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Publikoi / Publikuan: Vesella Mançeva