Martë 16 Qershor 2026 06:00
Martë, 16 Qershor 2026, 06:00
FOTO: Facebook/ansambulbulgare
Madhësia e shkronjave
Ansambli Kombëtar Folklorik “Bëllgarë” do të prezantojë spektaklin e tij më të ri më 16 qershor, njofton BTA. Premiera do të mbahet në Teatrin Veror në Stara Zagora, ndërsa ngjarja organizohet me mbështetjen e Ndërmarrjes Komunale “Art Skena–Stara Zagora”.
Shfaqja është pjesa përmbyllëse e një trilogjie kushtuar shpirtit dhe traditave bullgare. Ajo është një vazhdim i natyrshëm i spektakleve emblematike “Kjo është Bullgaria” dhe “Mrekullia e tetë”.
Këtë herë publiku do të njihet me rajone etnografike më pak të njohura në vend. Spektatorët do të shohin valle, këngë, dialekte dhe veshje popullore autentike dhe të rralla. Projekti zbulon pasurinë dhe thellësinë e papërpunuar të psikologjisë sonë tradicionale popullore.
Për herë të parë në koreografi marrin pjesë edhe solistët e talentuar të trupës. Ata krijojnë krah për krah me themeluesin e ansamblit, Hristo Iv. Dimitrov.
Redaktoi: Darina Grigorova
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Publikoi / Publikuan: Vesella Mançeva