LAJME

Artikull

Trafiku i automjeteve të lehta që hyjnë nga Serbia në Bullgari mbetet intensiv

Martë, 16 Qershor 2026, 09:52

Trafiku i automjeteve të lehta që hyjnë nga Serbia në Bullgari mbetet intensiv

FOTO: BTA

Madhësia e shkronjave

Kalimi i automjeteve të lehta drejt Bullgarisë në pikën kufitare “Kallotina” me Serbinë është i ngarkuar, njofton Policia Kufitare. Në pikat dhe kalimet e tjera kufitare drejt Turqisë, Greqisë, Maqedonisë së Veriut dhe Rumanisë, qarkullimi është normal. Në kalimin kufitar Ruse–Gjurgjevo (Giurgiu) drejt Rumanisë vazhdon remonti i urës mbi Danub dhe lëvizja rregullohet në një korsi në pjesën bullgare të objektit.

Deri më 19 qershor, për shkak të heqjes së bimësisë anës rrugës, nga ora 7:00 deri në 16:30 në të dy drejtimet do të kufizohet me faza hyrja në korsinë e parakalimit dhe atë të emergjencës në autostradën “Struma” midis kilometrave 37 dhe 56, njoftoi Agjencia e Infrastrukturës Rrugore.


Redaktoi: Ivo Ivanov

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva

Publikoi / Publikuan: Vesella Mançeva