Artikull
Bullgaria dhe Rumania krijojnë qendër të përbashkët për siguri detare
Martë 16 Qershor 2026 11:32
Martë, 16 Qershor 2026, 11:32
FOTO: MPJ
Madhësia e shkronjave
Para mbledhjes së rregullt mujore të
Këshillit të BE-së për Punë të Jashtme në Luksemburg, Bullgaria dhe Rumania
paraqitën informacion për Konceptin e përbashkët të dakorduar mes dy vendeve
për krijimin e një Qendre për Siguri Detare në Detin e Zi. Qendra është pjesë e
zbatimit të qasjes së re strategjike të BE-së për rajonin e Detit të Zi,
njofton Ministria e Punëve të Jashtme.
Ministrja e Punëve të Jashtme, Velisllava Petrova, theksoi rëndësinë e sigurimit të financimit evropian për Qendrën edhe në kuadër të kornizës së ardhshme financiare. Qendra do të ketë bashkë‑mikpritje nga Bullgaria dhe Rumania në Varna dhe Konstancë, me mundësi për zgjerim përmes strukturave dhe kapaciteteve ekzistuese. Krijimi i saj do të kontribuojë për forcimin e sigurisë dhe qëndrueshmërisë në rajonin e Detit të Zi në kuadër të qasjes së re strategjike të BE-së, thuhet më tej në njoftim.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Publikoi / Publikuan: Vesella Mançeva