LAJME

Artikull

Parashikimi i motit për 17 qershor 2026

Në mes të javës moti mbetet i pandryshuar, reshjet do të jenë kryesisht në male

Martë, 16 Qershor 2026, 19:30

Parashikimi i motit për 17 qershor 2026

FOTO: Desisllava Semkovska

Madhësia e shkronjave

Të mërkurën temperaturat minimale do të jenë nga 13 deri në 18°. Për Sofjen pritet të jenë 13°. Gjatë ditës mbi rajonin Rilla–Rodope dhe rreth malit Stara Pllanina Perëndimore dhe Qendrore do të zhvillohet vranësirë, në shumicën e zonave rreth dhe pas mesditës. Do të ketë reshje të shkurtra me vetëtima dhe kushte për breshër. Në pjesën tjetër të vendit moti do të jetë kryesisht me diell. Do të fryjë erë e dobët nga veriperëndimi, në Bullgarinë Lindore – nga juglindja. Temperaturat maksimale do të jenë nga 25 deri në 30°. Në kryeqytet - rreth 26°. 

Në bregdet moti do të jetë kryesisht me diell. Do të fryjë erë e dobët nga lindja, në bregdetin verior nga juglindja. Temperaturat maksimale do të jenë 22–25°. Uji i detit është 17–21° në veri dhe deri në 22° në jug. Dallgëzimi i detit do të jetë 1–2 ballë. 

Në male gjatë gjithë ditës do të ketë vranësira të zhvilluara, më të theksuara rreth dhe pas mesditës. Në shumë zona do të ketë reshje të shkurtra me vetëtima. Do të fryjë erë e dobët, në lartësitë më të mëdha - mesatare nga veriperëndimi. Temperatura maksimale në 1200 m do të jetë rreth 20°, në 2000 m rreth 12°. 

Të enjten masa ajrore mbetet e paqëndrueshme. Do të zhvillohet vranësirë dhe në shumë zona, kryesisht në Bullgarinë Jugore, do të ketë reshje të shkurtra dhe stuhi me vetëtima. Do të fryjë erë deri mesatare nga veriu–verilindja. Temperaturat maksimale do të jenë ndërmjet 25 dhe 30°.

 

Redaktoi: Ivo Ivanov

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva

Publikoi / Publikuan: Vesella Mançeva