Artikull
Komisioni buxhetor miraton borxh të ri për krizën e likuiditetit
Martë 16 Qershor 2026 18:03
Martë, 16 Qershor 2026, 18:03
FOTO: BTA
Madhësia e shkronjave
Komisioni parlamentar buxhetor miratoi në lexim të dytë një kufi për marrjen e një borxhi të ri shtetëror deri në 3.8 miliardë euro. Masa shkaktoi debate të forta, ndërsa deputetët nga PP-DB dhe “Vëzrazhdane” kërkuan llogaritje të detajuara me shkrim. Zëvendësministrja e financave, Ljudmila Petkova, paralajmëroi se situata në muajt gusht dhe shtator është kritike dhe se pa këto mjete shteti nuk mund të garantojë pagesat e rregullta, përveç pensioneve dhe ndihmave sociale.
Si përpjekje për kompromis, Asen Vasilev propozoi që tavani të ulet në 2.1 miliardë euro, shumë e llogaritur sipas nevojave të deklaruara verbalisht për korrikun dhe gushtin. Vendimi pritet të votohet përfundimisht në seancën plenare të parlamentit.
Redaktoi: Darina Grigorova
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Publikoi / Publikuan: Svetllana Dimitrova