TURIZËM

Artikull

Uji në bregdetin bullgar të Detit të Zi është ndër më të pastërtit në Evropë

Martë, 16 Qershor 2026, 18:17

Uji në bregdetin bullgar të Detit të Zi është ndër më të pastërtit në Evropë

FOTO: BTA

Madhësia e shkronjave


Bullgaria papritur arriti në pozitat kryesore në Bashkimin Evropian për cilësinë e ujërave për larje. Raporti më i fundit zyrtar i Agjencisë Evropiane të Mjedisit i ka dhënë një vlerësim shumë të mirë vendit tonë, i cili arrin 96.9% përputhje me standardet më të rrepta mjedisore në BE.

FOTO: BTA

Vlerësimi dhe harta interaktive u përgatitën nga Agjencia Evropiane e Mjedisit (EАОS) në bashkëpunim me Komisionin Evropian dhe tregojnë vendet më të sigurta për larje në Evropë. Vlerësimi bazohet në përshtatshmërinë e ujit për larje dhe në analizat për baktere që mund të shkaktojnë sëmundje serioze.

Me këtë rezultat, plazhet vendase lënë pas disa destinacione të njohura detare në Evropë. Kjo shihet si një mbështetje e fortë për turizmin veror dhe tregon se deti bullgar ofron jo vetëm bukuri natyrore, por edhe siguri të lartë dhe një mjedis të pastër ekologjik për pushime.


Redaktoi: Darina Grigorova

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova