Artikull
Bullgaria është e shtata në BE për uljen e emetimeve të dëmshme
Martë 16 Qershor 2026 19:02
Martë, 16 Qershor 2026, 19:02
FOTO: banker.bg
Madhësia e shkronjave
Evropa po merr frymë më pastër dhe Bullgaria renditet mes vendeve me përparimin më të madh në tranzicionin e gjelbër. Të dhënat më të fundit të Eurostatit tregojnë se në vitin 2025 ekonomia dhe familjet në Bashkimin Evropian kanë ulur emetimet e gazeve serrë me 17.2% krahasuar me vitin 2015, duke arritur në 3.3 miliardë tonë dioksid karboni.
Në këtë sfond, Bullgaria shënon një ulje mbresëlënëse prej 21.9%, duke u renditur në vendin e shtatë në BE për përparimin e saj mjedisor.
Ndërsa emetimet në BE kanë rënë, ekonomia ka vazhduar të rritet. Prodhimi i Brendshëm Bruto (PBB) i bllokut është rritur me 17.5%. Sektori i energjisë ka qenë faktori kryesor i këtij ndryshimi, me një ulje prej 45.3% të ndotjes. Në anën tjetër, sektorët e ndërtimit dhe transportit kanë shënuar një rritje të lehtë të emetimeve të gazeve të dëmshme.
Redaktoi: Darina Grigorova
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Publikoi / Publikuan: Svetllana Dimitrova