Artikull
Kalimi i automjeteve të lehta drejt Bullgarisë në “Kallotina” është i ngarkuar
Mërkurë 17 Qershor 2026 09:57
Mërkurë, 17 Qershor 2026, 09:57
FOTO: Drejtoria Rajonale – Ruse
Madhësia e shkronjave
Trafiku është intensiv në
pikën kryesore kufitare me Serbinë, “Kallotina”, për automjetet e lehta që
hyjnë në Bullgari. Lëvizja është normale në të gjitha pikat dhe kalimet e tjera
kufitare me Turqinë, Greqinë, Maqedoninë e Veriut dhe Rumaninë, njofton Policia
Kufitare.
Në kalimin “Ruse –
Giurgiu”, deri në fund të qershorit po kryhet një remont i madh në pjesën
bullgare të urës mbi lumin Danub dhe kalimi devijohet në një korsi.
Riparimet që po kryhen aktualisht në autostradat “Trakia” dhe “Hemus” do të përfundojnë deri në fund të qershorit dhe udhëtimi drejt Detit të Zi gjatë verës do të jetë më i sigurt, më i rehatshëm dhe më i qetë. Këtë e premtoi inxhinier Aleksandër Todorov, kryetar i Këshillit Drejtues të Agjencisë “Infrastruktura Rrugore”, në një takim pune me sektorin turistik.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Publikoi / Publikuan: Vesella Mançeva