Artikull
4 medalje fitoi ekipi bullgar në Olimpiadën Evropiane të Fizikës
Mërkurë 17 Qershor 2026 10:53
Mërkurë, 17 Qershor 2026, 10:53
FOTO: olympicbg.org
Madhësia e shkronjave
Një paraqitje tjetër e
shkëlqyer nga gjimnazistët më të mirë bullgarë në fizikë. Përfaqësuesit tanë
fituan 4 medalje në Olimpiadën Evropiane të Fizikës (EuPhO), e cila u zhvillua
në Suedi nga 12 deri më 16 qershor 2026.
Ata u përballën me konkurrencën e fortë të mbi 200 pjesëmarrësve nga 41 shtete. Nxënësit bullgarë arritën të fitojnë 2 medalje ari, 2 medalje argjendi dhe një certifikatë nderi, njofton Shoqata e Ekipeve Olimpike të Shkencave Natyrore.
Medaljet e arta për Bullgarinë i fituan Svetosllav Arabov, klasa e 10‑të nga Varna, dhe Jordan Petkov, klasa e 10‑të nga Sofja. Medalistë të argjendtë janë Aleksandër Nikollov, klasa e 12‑të nga Sofja, dhe Mirosllav Draganov, klasa e 10‑të nga Burgasi. Certifikatën e nderit e fitoi Atanas Goçev, klasa e 12‑të, nga Sofja. Udhëheqësit e tyre janë doc. dr. Neno Todorov dhe Georgi Aleksandrov nga Fakulteti i Fizikës i Universitetit të Sofjes, transmeton BTA.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Publikoi / Publikuan: Vesella Mançeva