Artikull
Bullgaria kundërshton sanksionet e BE‑së ndaj Patriarkut të Moskës Kirill
Mërkurë 17 Qershor 2026 11:53
Mërkurë, 17 Qershor 2026, 11:53
FOTO: hristianstvo.bg
Madhësia e shkronjave
Bullgaria ka sinjalizuar se kundërshton një pjesë të paketës së 21‑të të sanksioneve kundër Rusisë, raporton “Politico”, duke cituar dy diplomatë. Paketa u propozua nga Komisioni Evropian më 9 qershor. Pritet të miratohet deri në fund të korrikut, transmeton korrespondentja e BNR në Bruksel, Angelina Piskova.
Sipas portalit EU Observer, Komisioni ka propozuar që Patriarku rus Kirill të përfshihet në listën e sanksioneve. Si arsye përmendet mbështetja e tij për luftën në Ukrainë. Ditët e fundit, media në Bullgari raportuan se vendi do të përpiqet të mbrojë udhëheqësin shpirtëror rus.
Nga të gjithë mitropolitët bullgarë, vetëm Naumi i Ruses doli me një qëndrim zyrtar të titulluar “Pjesëmarrje lutjeje”. Në të ai i bashkohet Patriarkut Ekumenik Bartolomeu, i cili dënoi sulmin ndaj Lavrës së Kiev-Peçerskut në kryeqytetin ukrainas.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Publikoi / Publikuan: Vesella Mançeva