Artikull
Deputetët ngrinë pagat e tyre në nivelin e marsit 2026
Mërkurë 17 Qershor 2026 16:15
Mërkurë, 17 Qershor 2026, 16:15
FOTO: BTA
Madhësia e shkronjave
Deputetët vendosën njëzëri të ngrijnë shpërblimet e tyre në nivelin e muajit mars të këtij viti, me ndryshime në Rregulloren për organizimin dhe veprimtarinë e Kuvendit Popullor.
Kjo do të thotë se ata do të marrin një pagë mujore bazë në vlerën e tre pagave mesatare mujore të punonjësve në sektorin publik. Mjetet mund të rriten në përputhje me politikën e të ardhurave në sektorin buxhetor, sipas parashikimeve në Ligjin për Buxhetin e Shtetit për vitin përkatës, u shënua në vendim.
Petër Vitanov nga “Bullgaria Progresive” – një nga propozuesit e ndryshimeve – deklaroi se ideja lidhet me pritshmëritë e mëdha të shoqërisë, sepse në këto ditë krize deputetët duhet të japin shembull. Ai shtoi se me ndryshimet hiqet automatizmi i rillogaritjes së pagave çdo tre muaj.
Redaktoi: Diana Cankova
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Publikoi / Publikuan: Vesella Mançeva