EKONOMI

Artikull

Bullgaria me inflacionin vjetor më të lartë në eurozonë gjatë majit

Enjte, 18 Qershor 2026, 06:00

Bullgaria me inflacionin vjetor më të lartë në eurozonë gjatë majit

FOTO: Pixabay

Madhësia e shkronjave

Inflacioni vjetor në vend arrin në 6,3% gjatë majit të këtij viti, tregojnë të dhënat e agjencisë evropiane të statistikave Eurostat. Ky është niveli më i lartë që nga shtatori 2023 dhe e rendit Bullgarinë në vendin e dytë mes shteteve të Bashkimit Evropian.

Inflacion më të lartë ka vetëm Rumania – 9,7%, ndërsa në vend të tretë është Lituania me 5,1%. Megjithatë, Bullgaria mbetet lidere për rritjen vjetore të çmimeve në eurozonë.

Në bazë mujore, çmimet e konsumit janë rritur me 0,3% gjatë majit, ndërsa inflacioni vjetor në prill ishte 6%.

Para pak ditësh, Instituti Kombëtar i Statistikave njoftoi se inflacioni, i matur përmes indeksit kombëtar të çmimeve të konsumit, ka arritur në 6,9% në bazë vjetore gjatë majit, ndërsa në bazë mujore është regjistruar rritje zero.


Redaktoi: Diana Cankova

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva

 

Publikoi / Publikuan: Vesella Mançeva