Artikull
Sofja ka përmbushur të gjitha kriteret evropiane kundër pastrimit të parave
Enjte 18 Qershor 2026 10:02
Enjte, 18 Qershor 2026, 10:02
Ministria e Drejtësisë
FOTO: BTA
Madhësia e shkronjave
Bullgaria ka marrë dritën jeshile për të dalë nga Lista Gri për Pastrim Parash. Vendi ka përmbushur të gjitha 40 rekomandimet e Grupit për Veprim Financiar (FATF) dhe pritet të hiqet nga lista e vendeve me rrezik, njofton BTA.
Lajmin e bëri të ditur në Facebook ish-ministri i drejtësisë Georgi Georgiev. Ai iu referua një qëndrimi nga Komiteti i Ekspertëve për Vlerësimin e Masave kundër Pastrimit të Parave dhe Financimit të Terrorizmit (MONEYVAL). Organi i pavarur monitorues pranë Këshillit të Evropës publikoi raportin përfundimtar për atë që ka bërë Sofja.
“Në dokument thuhet se Bullgaria ka përmirësuar përputhshmërinë e saj teknike me 8 rekomandime të FATF lidhur me konfiskimin dhe masat e përkohshme, krimin e financimit të terrorizmit, sanksionet financiare të synuara që lidhen me përhapjen e armëve, organizatat jofitimprurëse, bankimin korrespondent, sanksionet dhe ndihmën e ndërsjellë juridike.”
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva