LAJME

Artikull

Kalimi i të gjitha kufijve bullgarë është pa probleme

Enjte, 18 Qershor 2026, 11:02

Kalimi i të gjitha kufijve bullgarë është pa probleme

FOTO: BGNES

Madhësia e shkronjave

Trafiku në të gjitha pikat dhe kalimet kufitare të Bullgarisë është normal, njoftoi Policia Kufitare. Në kalimin “Ruse–Giurgiu”, deri në fund të qershorit duhet të përfundojë riparimi i madh i urës mbi lumin Danub. Deri atëherë, qarkullimi devijohet në një korsi në pjesën bullgare të objektit. 

Midis orës 13:00 dhe 15:20, për shkak të zhvillimit të një gare çiklistike, përkohësisht do të ndryshohet organizimi i trafikut në disa seksione të rrjetit rrugor republikan në qarkun e Sofjes, njoftoi Agjencia e Infrastrukturës Rrugore. Automjetet do të presin në vend kalimin e çiklistëve, pas së cilës trafiku do të vazhdojë normalisht. Qarkullimi do të rregullohet nga Policia Rrugore.

 

Redaktoi: Ivo Ivanov

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva