LAJME

Artikull

Bullgaria qëndron në mesataren e artë të riarmatosjes në Evropë dhe NATO

Enjte, 18 Qershor 2026, 13:01

Bullgaria qëndron në mesataren e artë të riarmatosjes në Evropë dhe NATO

FOTO: EPA/BGNES

Madhësia e shkronjave

Mesatarisht, vendet e BE‑së në NATO kanë shpenzuar 2,5% të PBB‑së për mbrojtje në vitin 2025. Bullgaria është nën nivelin mesatar, por njëkohësishtështë para disa ekonomive të zhvilluara të Evropës Perëndimore me 2,05% të PBB‑së për mbrojtje. Vendi është ndër shtetet që plotësojnë kërkesat e NATO‑s dhe sipas këtij treguesi arrin nivelin e Francës, e cila është fuqi bërthamore, dhe e tejkalon Italinë.

Në sfondin e riarmatosjes rekord në Evropë, Sofja mbulon dhe madje tejkalon lehtë objektivin e NATO‑s për shpenzime të mbrojtjes prej të paktën 2% të PBB‑së, transmeton BGNES.

Polonia mbetet lider i padiskutueshëm me 4,48% të PBB‑së për mbrojtje, ndërsa shtetet baltike gjithashtu ndajnë mbi 3%. Por një pjesë e madhe e anëtarëve evropianë të NATO‑s vazhdojnë të shpenzojnë rreth pragut prej 2%. Në këtë grup është edhe Bullgaria, e cila kombinon përmbushjen e angazhimeve aleate pa arritur nivelet ekstreme të shpenzimeve që karakterizojnë shtetet në vijën e parë ndaj Rusisë.

 

Redaktoi: Ivo Ivanov

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva

Publikoi / Publikuan: Vesella Mançeva