LAJME

Artikull

Parashikimi i motit për 19 qershor 2026

Në fund të javës temperaturat do të rriten

Enjte, 18 Qershor 2026, 18:29

Parashikimi i motit për 19 qershor 2026

FOTO: BTA

Madhësia e shkronjave

Të premten temperaturat minimale do të jenë nga 11 deri në 18°. Për Sofjen pritet të jenë 11°. Gjatë paradites moti do të jetë kryesisht me diell. Pas mesditës dhe në mbrëmje, kryesisht mbi Bullgarinë Perëndimore, do të zhvillohet vranësirë me shi. Në disa vende të izoluara, kryesisht në masivet malore, do të ketë reshje dhe bubullima. Do të fryjë erë e dobët, në rajonet lindore dhe malore deri mesatare, nga verilindja. Temperaturat maksimale do të jenë nga 26 deri në 31°. Në kryeqytet rreth 27°.

Në bregdetin e Detit të Zi paradite do të jetë kryesisht me diell. Rreth dhe pas mesditës do të ketë shtim të përkohshëm të vranësirave, por pa reshje. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga lindja-verilindja. Temperaturat maksimale do të jenë nga 23 deri në 25°. Uji i detit është 18° në veri dhe deri 23° në jug. Dallgëzimi i detit do të jetë 2 ballë, në skajin jugor të bregdetit – 3 ballë.

Në male paradite do të mbizotërojë mot me diell. Pasdite dhe në mbrëmje do të zhvillohet vranësirë me shi dhe në disa vende të izoluara në masivet e pjesës perëndimore të vendit do të ketë reshje dhe bubullima. Do të fryjë erë mesatare nga verilindja. Temperatura maksimale në 1200 m lartësi do të jetë rreth 16°, ndërsa në 2000 m rreth 9°.

Të shtunën moti do të jetë kryesisht me diell; pasdite mbi rajonet lindore dhe malore do të zhvillohet vranësirë, me gjasa të vogla për reshje. Temperaturat maksimale do të jenë nga 28 deri në 33°, ndërsa në bregdet më të ulëta – nga 24 deri në 27°.

 

Redaktoi: Ivo Ivanov

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva

Publikoi / Publikuan: Vesella Mançeva