Artikull
Investimet e huaja direkte rriten në fund të prillit
Premte 19 Qershor 2026 06:02
Premte, 19 Qershor 2026, 06:02
FOTO: Pixabay
Madhësia e shkronjave
Investimet e huaja direkte në vend arrijnë në 2,02 miliardë euro deri në fund të prillit të këtij viti, tregojnë të dhënat paraprake të Bankës Kombëtare Bullgare. Fluksi neto i investimeve direkte është 1,74 miliardë euro më i madh krahasuar me katër muajt e parë të vitit 2025.
Sipas të dhënave, fluksi neto i investimeve direkte jashtë vendit për katër muajt e parë të këtij viti është pozitiv dhe arrin në 47,2 milionë euro, krahasuar me vlerën pozitive prej 45,7 milionë euro për të njëjtën periudhë të vitit 2025.
Fluksi neto i investimeve të të huajve në pasuri të paluajtshme mbetet negativ në shumën prej 0,6 milionë euro, krahasuar me fluksin negativ prej 14,3 milionë euro për janar–prill të vitit të kaluar.
Redaktoi: Diana Cankova
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Publikoi / Publikuan: Vesella Mançeva