MUZIKË

Artikull

Yje nga dy breza me projektin e tyre të parë të përbashkët – “Lluna”

Dielë, 21 Qershor 2026, 06:00

Yje nga dy breza me projektin e tyre të parë të përbashkët – “Lluna”

FOTO: The Trackers

Madhësia e shkronjave

Dy artistë, secili emblematik për brezin e vet – MONA dhe Ljubo Kirov – regjistruan për herë të parë një këngë së bashku. Ajo quhet “Lluna” (“Hëna”) dhe është një rrëfim muzikor emocional për zërin e brendshëm, intuitën dhe guximin për të ndjekur ëndrrat. Kënga bashkon dy botë artistike të ndryshme, të cilat plotësohen në mënyrë mbresëlënëse dhe krijojnë një nga duetet më interesante të vitit.

Yje nga dy breza me projektin e tyre të parë të përbashkët – “Lluna”

FOTO: The Trackers

“Gjithmonë e kam respektuar krijimtarinë e Ljubo Kirovit dhe as në ëndrrat e mia më të guximshme nuk e kam imagjinuar se do të punonim bashkë. Ky duet ishte një sfidë e madhe, por edhe një nder i madh. Jam e lumtur që Ljubo më besoi dhe më tregoi çfarë do të thotë profesionalizëm të vërtetë dhe përkushtim ndaj muzikës”, ndan MONA.

Me “Lluna”, Mona edhe një herë demonstron stilin e saj autorial, duke shkruar muzikën dhe tekstin e këngës, ndërsa orkestrimi i është besuar Denis Popstoev, i cili i jep projektit tingullin e tij modern.

Yje nga dy breza me projektin e tyre të parë të përbashkët – “Lluna”

FOTO: The Trackers

“‘Lluna’ është një projekt i paçmuar që na bashkoi si artistë nga breza të ndryshëm, të bashkuar nga dashuria për muzikën bullgare. Motivet pop dhe etno në këtë këngë u ndërthurën në mënyrën më të suksesshme deri tani. Talenti i Monës është i pafund dhe e falënderoj për ftesën të jem pjesë e këtij përjetimi. Mendoj se ‘Lluna’ është një kompozim i nivelit shumë të lartë, i krijuar me një ekuilibër perfekt mes stileve dhe që tërheq menjëherë vëmendjen e kujtdo që e dëgjon për herë të parë”, shton Ljubo Kirov.

Redaktoi: Diljana Traçeva

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva

Publikoi / Publikuan: Vesella Mançeva